sonte rreth orës 18:30 persona të panjohur kanë grabitur një filial të “Western Unionit” në Bregun e Diellit në Prishtinë.
Ndërsa tani Sinjali ka mësuar se hajnat kanë arritur të marrin nga arka monedha të imëta.
Ndryshe, këtë rast e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia e Kosovës, të cilët thonë se njëri nga grabitësit në dorë ka pasur një armë të shkurtër dhe tjetri një thikë.
Po ashtu të dy kishin të veshura trenerka ngjyrë të mbyllur dhe maska antiCOVID të cilët kanë ikur në drejtim të Bregut të Diellit.
Fatmirësisht asnjë person nuk është lënduar teksa në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante dhe po merren me rastin.