Një burrë, punëtor i postës së shpejtë, ka raportuar në polici se dy persona të maskuar, nën kërcënimin e armës i kishin vjedhur gati njëmijë euro, derisa ishte në veturën e tij, të hënën rreth orës 9 e 20 në fshatin Mazgit të Obiliqit.
“Ankuesi mashkull kosovar punëtor i postës së shpejtë, ka raportuar se derisa ka qenë me veturë dy persona të panjohur të maskuar, nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur një shumë parsh prej 970€ dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e policisë.
Pas hetimeve është vërtetuar se ankuesi ka inskenuar rastin, ku është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje