Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Klinë, i ka raportuar në Policinë e Kosovës disa mashtrime politike që po ndodhin në këtë komunë.
Sipas shkresës që ka deponuar në Policinë e Kosovës, Stacioni në Klinë, votuesit e këtij subjekti politik po kontaktohen nga disa numra të panjohur, respektivisht nga persona që po prezantohen si pjesëtarë të Organizatave Joqeveritare, të cilët po ofrojnë asistencë për nxjerrjen e qytetarëve të Klinës në votime, duke u ofruar edhe transportim me automjete.