Procesi mësimor në institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditor edhe me masat e reja vazhdon në mënyrë të rregullt.
Masat e reja janë dukë u diskutuar në mbledhje elektronike që po mban momentalisht Qeveria e Kosovës.
Po ashtu, procesi mësimor në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë, si dhe në institucionet aftësuese dhe të arsimit joformal, zhvillohet me prani fizike me kushtin që grupet mbi 50 persona të akomodohen në jo më shumë se 50% të hapësirës.
[Institucionet arsimore]
18. Procesi mësimor-edukativ në institucionet e arsimit parauniversitar të të gjitha niveleve, si dhe në qendrat e qëndrimit ditor, zhvillohet me orar të rregullt dhe me prani fizike, nën mbështetjen, monitorimin dhe mbikëqyrjen aktive nga Task Forcat Komunale dhe Institucionale.
19. Procesi mësimor në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë, si dhe në institucionet aftësuese dhe të arsimit joformal, zhvillohet me prani fizike me kushtin që grupet mbi 50 persona të akomodohen në jo më shumë se 50% të hapësirës.
20. Studentët në mënyrë që të ju mundësohet regjistrimi në konvikt duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.3.
21. Studentët në institucionet publike dhe private universitare duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.3, në mënyrë që të ju lejohet hyrja në objektin e institucionit.
22. Stafi në të gjitha institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, duke përfshirë institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditor, duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.3, në mënyrë që të ju lejohet hyrja në objektin e institucionit.
23. Nëpunësi më i lartë i çdo institucioni sipas pikës 18, 19 dhe 20, është i obliguar me vendim të caktojë një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.3.
24. Të gjitha institucioneve publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jashtë mësimore, siç janë ekskursionet, shëtitjet grupore, ahengjet e ndryshme të stafit mësimor apo të nxënësve – studentëve.