Masat e reja antiCOVID për Komunën e Klinës të cilat hyjnë në fuqi në orën 18:00

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19, të cilat hyjnë në fuqi sonte, e premte, në orën 18:00

Lëvizja e qytetarëve, është e përcaktuar sipas numrit të të infektuarve në 7 ditët e fundit në 100.000 banorë dhe masat janë të marra sipas kategorizimeve me zona.

Komunat janë ndarë në zonën e kuqe (bëjnë pjesë komunat me rrezik të lartë), atë të verdhë (bëjnë pjesë komunat me rrezik të mesëm) dhe në zonën e gjelbërt (bëjnë pjesë komunat (10) me rrezik të ulët).

Komuna e Klinës është kategorizuar në zonën e verdhë.

Masat

2.1. Operatorët ekonomik lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 18:00, në përputhje me “Manualin per mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

2.2. Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 18:00, ndërkaq pas ores 18:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”, në përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

2.3. Të gjitha institucionet publike dhe private reduktojnë stafin e tyre bazuar në specifikat që kanë në përputhje me “Manualin për mbrojten nga përhapja e Covid-19”;

2.4. Transporti publik lejohet të punojë me 50% të kapaciteteve, në përputhje me “Manualin per mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

2.5. Taksitë lejohen të punojnë me një (1) pasagjer prapa ose tre (3) nëse janë anëtarë të së njëjtës familje, në përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

2.6. Qendrat tregtare lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 18:00, në përputhje me “Manualin per mbrojtjen nga përhapja e OVID-19”;

2.7. Lejohen pjesërisht aktivitetet kulturore të institucioneve vartëse të MKRS-së dhe komunave (teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme), duke shfrytëzuar vetëm 30% të hapësirës/sipërfaqeve te objekteve përkatëse për të gjitha aktivitet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime), në përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”;

2.8. Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura; stërvitjet dhe garat mund të organizohen në sportet individuale; gjatë stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave mund të marrin pjesë deri në 50 persona bazuar në protokolle dhe udhëzime vendore dhe ndërkombëtare sportive, në përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”;

3. Dështimi në respektimin e këtyre masave në çdo rast, i nënshtrohet masave ndëshkimore në përputhje me Ligjin nr.07/1-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës nga ana e Institucioneve përgjegjëse të cilat jane të obliguara të mbikëqyrin dhe të sigurojnë zbatimin e këtyre masave.

4. Ky vendim vlen deri në një vendim tjetër, bazuar në situatën epidemiologjike në vend;

5. Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit nga Ministri i Shëndetësisë në orën 18:00