Paralajmërimit për ashpërsimin e masave nga ana e ministrit të Shëndestësisë, Armend Zemaj, dhe kreut të Qeverisë, Avdullah Hoti, duket se i erdhi fundi, shkruan IndeksOnline.
Qeveria e Kosovës pritet t’i miratojë sot në orën 12:00 masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit, në Kosovë.
Masat e reja do të prekin më së shumti sektorin e gastronomisë, pasi që pritet të ketë kufizim veprimi.
“Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, mban një konferencë shtypi, lidhur me masat e reja antiCovid-19. (Ndërtesa e Qeverisë), ora 12:00”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës./