Tre persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër i plagosur, në rrethana ende të paqarta.
Policia e Gjirokastrës ndodhet në vendin e ngjarjes, ku ka rrethuar zonën e krimit.
Në detajet e para thuhet se viktimat janë Shyqyri Kalemi, Bledar Muka dhe Marsel Çela.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se shënjestër ka qenë Shyqyri Kalemi dhe pista kryesore që po hetohet është ajo e hakmarrjes.
Viktima, Shyqyri Kalemi, është babai i Andrea Kalemit, kushëritit të Aleksandër Sadikajt të vrarë me eksploziv në Tiranë në korrik 2022.
Andrea Kalemi ka qenë i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në Tiranë në Dhjetor të vitit 2022 i cili u vra per hakmarrje për vrasjen e Aleksander Sadikajt.
Vete Andrea raportohet se i ka shpëtuar dy atentateve në Greqi. Fillimisht ai i shpëtoi një atentati në një ishull ku ishte me pushime dhe tjetri në burg kur u sulmua me thikë.
Ndërsa në Janar të këtij viti në Unazën e Tiranës iu be atentat nga nje makinë në lëvizje djalit tjeter të Shyqyri Kalemit, Zamir Kalemit i cili po lëvizte me një makinë smart. Nga kjo ngjarje ai mbeti i plagosur.