Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Norvegji ku një burrë duke përdorur një mënyrë të mesjetës, një hark, ka vrarë me shigjeta disa persona dhe ka plagosur shumë të tjerë në një zonë të hapur në Oslo.
Policia bën me dije se autori është kapur dhe po merret ne pyetje.
Çfarë dimë deri më tani?
Një zëdhënës i policisë tha se i dyshuari është arrestuar.
“Burri është arrestuar … nga informacioni që kemi tani, ky person i kreu këto veprime i vetëm,” tha policia për gazetarët.
“Disa njerëz janë plagosur dhe disa kanë vdekur. Sulmi ndodhi në një “zonë të madhe” në qendër të qytetit”, shtoi Policia.
Motivi i sulmit është ende i paqartë dhe identiteti i autorit nuk është dhënë ende.
Dhjetëra helikopterë dhe ambulanca janë dërguar në vendin e krimit.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, por ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.