MARSI I PËRNDRITJES

Shkruan: Ma.Sc.Ilir Desku

Ditë të ftohta marsi!

U zgjova herët në mëngjes, u ofrova pranë dritarës dhe pashë se kishte filluar të binte borë.

Kjo ditë e sotme përkonte me të njëjtën ditë të para 22 vitëve, në ato ditë dimri të acartë e të trazuar kur në Prekazin legjendar të Drenicës heroike ndodhi ngjarja me tragjike, por edhe më e lavdishme në historinë e popullit shqiptar, histori kjo që për në u përsërit shumë e shumë herë.

Dhe sa herë vjen marsi i lavdisë, marsi i sakrificës, marsi në të cilin u mboll liria jonë, të gjitha rrugët të qojnë tek vendi i madhështisë.

Bora e marsit të 1998-tës nuk e ruajti bardhësinë e saj, ajo u skuq që të dukej edhe më e bardhë.

Prandaj Si shumë të rinj të tjerë edhe unë me disa shokë kishim vendosur që të shkonim në Prekaz, të merrnim pjesë në ditën e përndritjës.

Prekazi ishte i vogël për ti zënë të gjithë ata njerëz që kishin ardhur.

Në oborr pranë kullës qendresë të Jasharajve na priste vet baca Adem, shtatorja e tij, me pushkën në dorë e brezi i ngjeshur me rrethatoren me fishek.

Dukej sikur fliste me ne, dukej sikur na uronte mirësëardhjën, por njëkohësisht me dukej edhe paksa i ndrojtur ndoshta se i dukeshim shumë njerëz apo ndoshta ngase që nuk i kishte pranë familjën dhe shoket e tij të luftës!

E shikova me vëmendje për një kohë të gjatë, e loti tashmë preku syrin tim, zemra ime dridhej përbrenda sikur donte të thoshte diçka edhe pse fjalët në këtë ditë ishin të tepërta.

U çmalla disi dhe vazhduam rrugën për të parë se ku kishte qëndruar bacë Shabani, Hamza e Ademi, se si e kishin zhvilluar luftën, një luftë të pabarabartë për nga armatimi por një luftë të madhe e burrërore për nga trimëria, luftë që rrallë shihet e dëgjohet në botë.

Të freskëta i kisha kujtimet këtu e 22 vite më parë teksa si fëmijë dëgjoja në lajme se në këtë vend po zhvillohej luftë e rreptë, se po në këtë vend ranë për të mos vdekur kurrë bacë Ademi dhe shumë Jasharaj të tjerë, se në këtë vend bashkë me krismat e martinës pushuan edhe kënget e bacës Adem, pushoj shpirti i tij i mirë për të shkuar në përjetësi.

Ky ishtë moment i kthesës historike për vendin tim, nga ky vend bacë Ademi zgjoi këtë popull nga gjumi, shumë të rinj e të reja tanime ju bashkuan rradhëve të UÇK-së, pushka e tij ishte dritë qe ndriçoj rrugën e vërtetë, rrugën drejtë lirisë

Sakrifica dhe rënia heroike e Komandantit Legjendar dhe familjes së tij, janë gurthemelët e shtetit të Kosovës.

Prandaj ti sot fli i qetë
Fli i qetë komandant, sepse me vdekjën tënde ti u bërë edhe më i gjallë, me ikjen tënde ti erdhe me afër zemrave tona, me ndarjën tënde e kuptuam sa e ngrohtë është afërsia, me heshtjën tënde, ti i dhe kuptim fjalëve tona.
E si mund të mos jeni më, kur ju jetoni përgjithmonë
Si mund të mos ju kujtojmë kur ju jeni kujtimi më i mirë për ne
Si mund ta harrojmë të kaluarën tuaj, kur ju jeni e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja jonë

Për ne, me gjakun tuaj ju u dhatë lulëve ngjyrën e përjetësisë.

Kështu sa hap e mbyll sytë iku edhe kjo ditë, nata kishte filluar të bjerë, duhej të ktheheshim në shtëpi por duke lënë prapa një pjesë të shpirtit tim dhe duke marrë nga atje diçka që gjithmonë do të mbetet në kujtesën time, diçka që duhet ta kemi si synim gjithë populli shqiptar.

Prandaj asnjë lot, asnjë se ja shembim shtatorën,

Lum si ai çfarë vdekje!