Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, kanë udhëtuar për në Washington D.C.
Ata do të marrin pjesë në ceremoninë e organizuar në Kongresin amerikan për nënshkrimin e marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin Kompakt të Kosovës.
Sipas njoftimit për media, gjatë qëndrimit në washington, Osmani dhe Kurti do të zhvillojnë edhe takime të tjera bilaterale.