Gazeta e madhe në Spanjë, ‘MARCA’ ka nda pak kohë që t’ia kushtojë një shkrim të gjatë Kombëtares së Kosovës.
Gazeta përmend faktin se Kombëtarja jonë ende nuk mund të luajë me futbollistë që kanë lindur pas viti 2008 kur edhe Kosova fitoi pavarësinë.
Ata shkruajnë tutje, ku tregojnë historinë se si futbollistët si Rashica, Muriqi, Ujkani, Berisha ishin shpërngulur nga Kosova për në vendet e Evropës për shkak të luftës gjatë vitit 1999.
Gjithashtu në këtë artikull përmendet edhe oferta që Kosova ia kishte bërë, Adnan Januzajt.
Gjashtë vjet më vonë pas pranimit të Kosovës në FIFA dhe UEFA, “Dardanët” po përgatiten të përballen me Spanjën në një grup në të cilin vetëm Suedia e njeh vendin e saj, thuhet në shkrimin e gazetës “MARCA”.