Komisioni për Sëmundje Infektive në Maqedoninë e Veriut në mbledhjen e nesërme do të rishqyrtojë mbylljen e kufirit me Serbinë dhe Kosovën.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, e cila shtoi se ky rishqyrtim po bëhet për shkak të zhvillimeve të fundit lidhur me gjendjen epidemiologjike në shtetet fqinje.
“Komisioni për Sëmundje Infektive në mënyrë aktive e vëzhgon situatën epidemiologjike me virusin Korona në vendet fqinje dhe rajon dhe kthimi eventual i masave do të jetë në drejtim të prevenimit të rrezikut potencial ndaj shëndetit të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Pas mbledhjes së Komisionit për Sëmundje Infektive, Ministra e Shëndetësisë do të njoftoj për vendimet e marra./