Alsat mëson se gjatë natës së djeshme në Maqedoni janë shënuar edhe katër viktima nga koronavirusi.
Një viktimë është nga qyteti i Kumanovës, viktima tjetër është nga fshati Labunishtë i Strugës, në Tetovë respektivisht në fshatin Çellopek dhe në qytetin e Shtipit është shënuar nga një viktimë.
Numri i viktimave nga Covid-19 në Maqedoni tashmë shkon në 25.
Sipas statistikave të djeshme në vend gjithsej ka 570 raste të regjistruara me Covid-19 kurse 519 janë raste aktive. Deri më tani në janë shëruar 30 persona.