Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë konfirmuar edhe 26 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa është shënuar edhe një rast vdekje.
Bëhet fjalë për një 79-vjeçar nga Dibra që po trajtohej në Klinikën Infektive në Shkup.
Pacienti tashmë i ndjerë ishte diagnostifikuar me Covid-19 më 23 mars, kurse pas përkeqësimit të gjendjes ishte shtruar në Klinikën Infektive në Shkup më 25 mars.
Gjatë ditës së sotshme edhe 9 pacientë tjerë janë shëruar nga Covid-19 (8 nga Dibra dhe 1 nga Shkupi).
Pacientët janë lëshuar për kurim shtëpiak pasi kanë rezultuar negativ në dy teste të koronavirusit.
Numri i përgjithshëm i të prekurve me Covid-19 deri në ora 12:00 në Maqedoninë Veriore shkon në 285, prej të cilëve 12 janë shëruar kurse 7 kanë përfunduar me fatalitet.