Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se Forca e Sigurisë së Kosovës në një ushtrim të përbashkët me Trupat speciale të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Njësinë e Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Kosovës testuan aftësitë reaguese dhe ndërvepruese gjatë operacioneve speciale.
Sipas tij, kjo u bë nën vëzhgimin e Komandës së SHBA-së të Operacioneve Speciale për Evropën.
“Gjatë stërvitjes #ValorShield24, trupat e njësive tona simuluan skenarë të ndryshëm, përfshirë operacione të zbulimit taktik, operacione psikologjike, analizimin e të dhënave të zbulimit, përdorimin e dronëve gjatë fazave të zhvillimit të operacioneve për goditjen e objekteve, si dhe parandalimin e veprimeve të grupeve taktike sulmuese”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.