Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët, sidomos në rajonin e Ferizajt, manipulojnë me kilometrat e veturave, që i ndërrojnë në qendrat e kontrollimit të automjeteve. Për një rast të tillë, Prokuroria ka nisur sot hetimet, pas denoncimit të një qytetari.
Siç mëson Sinjali nga burimet brenda Prokurorisë, një person ka manipuluar me kilometrat e një vetureje, duke ia zvogëluar për rreth 120 mijë. Vetura i ishte nënshtruar kontrollit teknik në një qendër ku u zbulua se ka shifër tjetër, nga kontrolli në një qendër tjetër.
Pas mbledhjes së informacioneve, me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti “Rastet e posaçme të Falsifikimit të Dokumentit” dhe “mashtrim” dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit. Sinjali/