MANAJ: ZGJEDHJET NË VERI ËSHTË MË MIRË TË SHTYHEN

Ish-zv.kryeministri i Kosovës, Ramë Manaj ka deklaruar se shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore do të mund të shmangej ose shtyhej.

I ftuar në emisionin “Respublika” në tëvë1 ai thotë se mund të ketë bojkotim të zgjedhjeve nga ana e serbëve.

Sipas tij, nëse ndodh bojkoti atëherë kjo e vë në pikëpytje legjitimitetin si dhe përfaqësimin e asaj pjese të vendit.

“Gjasat janë që të bojkotohen zgjedhjet fatkeqësisht dhe bojkotimi e vë në pikëpytje legjitimitetin e përfaqësimit të asaj pjese të popullatës në strukturat e komunës dhe qeveritare sepse jo vetëm kryetarët e deritanishëm, përgjithësisht ndikimi i presidentit serb mbi këtë pjesë të popullatës serbe na vë para mundësisë natyrisht të padëshirueshme që të mos ketë dalje në zgjedhje të ketë një dalje tejet simbolike”, tha ai.

Madje, Manaj thotë se nuk përjashtohet mundësia e shtyerjes së këtyre zgjedhjeve për çka thekson se do të ishte zgjidhje e përkohshme.

“Nuk përjashtohet dhe mbase shumë herë janë zgjidhje e përkohshme ose së paku shtyjnë kohë për të pritur rrethana tjera me shpresë më pozitive dhe më të dobishme që të krijohet disponimi i përgjithshëm politik”, shtoi ai.

Po ashtu, ish-zv.kryeministri vlerëson se do të ishte e dobishme nëse kryeministri, Albin Kurti fillon negociim me serbët që janë larguar nga institucionet në mënyrë që të rikthehen.

“Meqenëse Kurti ka të drejtë ligjore të përfaqësimit të vendit në dialog me Sebrinë edhe do të ishte mbase e dobishme të merr iniciativë të mos shkojë dështim jo të Kosovës të institucioneve por dështim të përfaqësismit sepse zgjedhjet nëse nuk ofrojnë përfaqësimin e tyre nuk do të ketë legjitimitet. Është e logjikshme, e pritshme, oportune besoj e vlefshme nëse edhe ndërmerret diçka për shtyerje”, shtoi ai.

Kurse sa i përket largimit të serbëve nga sistemi gjyqësor, Manaj vlerëson se për rikthimin e tyre do të ishte e duhur një zgjidhje politike