Arb Manaj ka qenë ‘heroi’ i skuadrës së Trepçës ’89 në duel me Dukagjinin, pasi që realizoi dy golat e fitores në përmbysjen e minatorëve’,
Sulmuesi nga Klina nuk e festoi golin e parë ndaj ish-skuadrës së tij në shenjë rrespekti, por atë të dytin gjithsesi se po, pasi që i solli fitoren skuadrës së tij.
“Ishte një ndeshje e vështirë për skuadrën dhe për mua gjithashtu, pasi që luaja kundër ish-skuadrës time. Golin e parë nuk e festova në shenjë rrespekti, por goli i dytë erdhi në fundin e ndeshjes dhe u’a solli fitoren skuadrës time, ndaj nuk mund të mos festohej”, deklaroi fillimisht Manaj për “Super Sport Kosova”.
Me dy golat e realizuar ndaj Dukagjinit të Klinës, tashmë Manaj kryeson së bashku me Baftiun emëroren e golashënuesve më të mirë me nga dhjetë gola.
Këpuca e Artë? “Kam deklaruar edhe në të kaluarën. Qëllimi im kryesor është që ti ndihmoj sa më shumë klubit, pastaj vijnë sukseset individuale”, përfundoi Manaj.