Një ndër futbollistët më të dalluar sivjet në Superligë, është sulmuesi i Trepçës ’89 Arb Manaj.
21 vjeçari ka shënuar 7 gola dhe është një nga tre realizatorët më të mirë në elitë.
Forma e mirë ka bërë që ai të ftohet për herë të parë në Kombëtaren U21 të Kosovës nga trajneri Rafet Prekazi.
“Kam punuar shumë dhe kjo ka qenë ëndërr prej fëmijërisë. Unë kam pasaportë shqiptare, por është privilegj shumë i madh të luaj për tokën, që babi jem e ka dhënë jetën për të. Ftesa nga Kosova U21 nuk më ka befasuar shumë sepse jam në formë të mirë” deklaroi Manaj për Indeksonline.
‘Dardanët e rinjë’ do të fillojnë grumbullimin të martën. Ndeshja kualifikuese për Euro 2021 kundër Austrisë do të zhvillohet më 15 nëntor.