Manaj i quan heronj zjarrfikësit: Në qeverisjen e LDK-së pas 9 shkurtit, do ta kenë mbështetjen e merituar

Manaj i quan heronj zjarrfikësit: Në qeverisjen e LDK-së pas 9 shkurtit, do ta kenë mbështetjen

Kandidati për deputet nga LDK, Shkëmb Manaj, është shprehur krenar me zjarrfikësit, derisa i ka quajtur heronj të vërtetë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se në qeverisjen e LDK-së pas 9 shkurtit 2025, zjarrfikësit si dhe kategoritë tjera, do të kenë mbështetjen e merituar nga qeveria qendrore

Postimi i tij i plotë:Në darkën e fundvitit me Brigadën e Zjarrëfikësve të Kryeqytetit! Jemi krenar me punën e tyre, këta janë heronjë të vërtetë që duhet ta kenë mbështetjen maksimale nga shteti!

Jemi të lumtur që gjatë qeverisjes tonë, çdo ditë kemi qenë afër tyre dhe i kemi mbështetur të gjitha kërkesat e tyre legjitime!Në qeverisjen e LDK-së pas 9 shkurtit 2025, zjarrfikësit si dhe kategoritë tjera, do të kenë mbështetjen e merituar nga qeveria qendrore.

Falemnderit nga zemra për kontributin e jashtëzakonshem në shërbim të qytetarëve të vendit