Komuna e Malishevës i ka ndërprerë përkohësisht punimet e ndërtimit të trotuarit në fshatin Rud dhe Damanek.
Kjo për shkak se pushteti lokal, përkatësisht drejtoria e urbanizmit , ka gjetur parregullsi gjatë punimeve në hedhjen e zhavorrit, si dhe në skajoret që ishin vendosur në të dy anët e tubave.
Megjithëkëtë, një gjë të tillë po e mohon kompania fituese e tenderit që po thotë se shkuan sipas rregullave të parapara në kontratë, por që i paralajmëruan pushtetin lokal që ka ca mungesa në pozicione.