Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën një person ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Malishevë.
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.
“Lidhur me rastin është raportuar se viktima mashkull kosovar në shtëpinë tij ka ndërruar jetë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raprortin 24-orësh të policisë.