Një person ka pësuar lëndime trupore në vendin e punës në Malishevë.
Sipas raportit të policisë, viktima pas trajtimit mjekësor në QKMF të Malishevës, është dërguar në spitalin e Prizrenit.
Në lidhje me këtë rast, është intervistuar pronari.
“Viktima mashkull kosovar pas trajtimit mjekësor në QKMF-Malishevë, është dërguar në Spitalin e Prizrenit, pasi që i njëjti derisa ka qenë duke punuar në një auto-servis ka pësuar lëndime trupore. Në lidhje me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar (pronari). Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport,