Malishevë, djali nuk e lë babanë që ta shesë një pronë – e ndjek dhe e aksidenton me veturë teksa ishte nisur në stacion të policisë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje, të ndodhur gjatë ditës së djeshme në Malishevë.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, një person është arrestuar pasi i njëjti, ka penguar babain e tij që të bëjë shitjen e një prone, fillimisht duke dëmtuar pronën, e më pastaj ka shkaktuar një aksident trafiku me veturë duke e goditur automjetin në të cilin ndodhej babai i tij, që ishte nisur drejt stacionit policor për ta denoncuar.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Malishevë 13.02.2024-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka penguar viktimën mashkull kosovar-babanë e tij që të bëjë shitjen e një prone (të viktimës) duke dëmtuar pronën dhe po ashtu dyshohet se ka shkaktuar edhe aksident trafiku me veturë, duke e goditur veturën të cilën ishte duke e drejtuar viktima pasi që ishte nisur në drejtim të stacionit policor për ta denoncuar të dyshuarin. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/