Dy raste të dhunës në familje janë regjistruar dje në Malishevë.
Policia ka njoftuar se në rastin e parë, një burrë e kanosur verbalisht gruan me të cilën bashkëjetonte.
Deri të kanosja dyshohet të ketë ardhur për shkaqe xhelozie nga ana e të dyshuarit.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, në rastin tjetër që ka ndodhur dje rreth orës 14:30, një burrë ka rrahur nipit e tij të mitur.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.