Në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), nga dita e nesërme, e enjte në territorin e Komunës së Malishevës, do të fillojë fushata e dezinsektimit selektiv të zonave endemike, kundër rriqrave, si bartës të virusit të etheve hemorragjike.
Kjo fushatë e dezinsektimit selektiv të zonave endemike, do të filloj në fshatin Lladrovc, ndërsa dezinsektimi do të vazhdoj sipas planifikimit të bërë, bazuar në situatën në terren.
Dezinsektimi përfshin hapësirat publike dhe private në zonat endemike.
Dezinsektimi i zonave endemike do të filloj nga ora 08:00 në mëngjes dhe do të vazhdoj deri në mesditë, dhe me këtë rast luten qytetarët që ti marrin masat e duhura preventive, në veçanti luten bletarët për kujdes të shtuar.
Dezinsektimi do të bëhet sipas këtij orari:
07.05.2020- në Lladrovc,
08.05.2020- në Senik
09,10 dhe 11,05.2020- në Banjë
Për çdo ndryshim të orarit, për shkak të kushteve atmosferike apo për shkaqe, qytetarët do të njoftohen me kohë.