Malisheva mposht Dukagjinin

Skuadra e Malishevës ka shënuar fitore të madhe në udhëtim ndaj Dukagjinit me rezultatin 1:3, në ndeshjen e javës së pestë në Superligë.

Në minutën e tetë, mysafirët shënuan një gol të bukur me anë të Vesel Limaj nga gjuajtja e lirë.

Nuk vonoi shumë, Mërgim Pefqeli barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 21’të.

Por, pjesa e dytë i takoi krejtësisht Malishevës së Bekim Isufit, i cili i dha leksion Ismet Munishit sot.

Golat e fitores për Malishevën i shënuan: Pira dhe Xhylani.

Me fitore, Malisheva shkon në kuotën e 10 pikëve në pozitën e dytë, qa sa kanë Ballkani dhe Suhareka./