Malisheva ka arritur të shënojë fitore me rezultat 3-1 në udhëtim ndaj Dukagjinit ndeshje e vlefshme për javën e pestë në elitën e futbollit kosovar.
Mysafirët ia dolën që të kalojnë në epërsi në minutën e tetë të takimit falë një super goli të realizuar nga Vesel Limaj prej gjuajtjes së lirë për 1-0.
Reagimi i Malishevës erdhi në minutën e 21-të atëherë kur të besuarit e Ismet Munishit arritën që të barazojnë shifrat.
Për të barazuar rezultatin u përkujdes transferimi i ri i Malishevës këtë verë, Mërgim Pefqeli, i cili realizoi për 1-1.
Në pjesën e dytë Malisheva ia doli që ta rikthejë sërish epërsinë, duke gjetur golin kësaj radhe me Arbër Pirën në minutën e 50-të për 2-1.
Për të shuar plotësisht shpresat e Dukagjinit për ndonjë rezultat pozitiv u përkujdes Laurent Xhylani i cili në minutën e 80-të shënoi për 3-1 pas asistimit të Arbër Pirës.
Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për Malishevën teksa tashmë numërojnë shtatë pikë të fituara dhe renditen në pozitën e tretë në tabelë, ndërsa Dukagjini mban vendin e pestë me gjashtë sosh./Telegrafi/