Mali i Zi zgjedh Qeverinë e re, tre ministra shqiptarë

Mali i Zi është bërë me qeveri të re. Milojko Spajiq është kryeministër i ri.

Qeveria është zgjedhur në një seancë që ka zgjatur gjatë tërë natës. Votimi është bërë në orët e mëngjesit të së martës.

Pro Qeverisë së 44-të të Malit të Zi votuan 46 deputetë, kundër ishin 19 dhe një abstenoi.

Kryeministri 37-vjeçar udhëheq me partinë Evropa Tani, nga e cila doli edhe presidenti Jakov Milatoviq.

Siç shkruan “Vijesti”, nga partitë shqiptare, Nik Gjeloshaj është zgjedhur zëvendëskryeministër për politika ekonomike dhe ministër i Zhvillimit Ekonomik, Fatmir Gjeka ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve dhe Marash Dukaj ministër i Administratës Publike