Mali i Zi ka marrë vendim me të cilin masa e vetizolimit për personat e infektuar me koronavirus zgjatë 21 ditë.
Kështu është bërë e ditur në një njoftim të Trupit Koordinues Kombëtar për sëmundje infektive.
Siç theksohet, TKK, me propozim të Institutit për shëndet publik,ka vendosur t’i ndryshojë urdhërat e Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me karantinën dhe vetëizolimin e personave për të cilët ishin ose supozohet se janë në kontakt me persona të infektuar me koronavirus.
Vetizolimi sipas TKK-së zgjatë të paktën 21 ditë, për të gjithë ata që rezultojnë pozitiv në testin për koronavirus.