Agjencia amerikane për sigurinë rrugore ka nisur një hetim mbi sistemet vetëdrejtuese të Tesla-s, duke përfshirë 2.4 milionë automjete të prodhuara nga 2016 deri më 2024.
Ky vlerësim paraprak vjen pas katër aksidenteve që përfshijnë përdorimin e softuerit “Full Self-Driving” (FSD), ku një aksident ishte fatal dhe një tjetër përfshinte lëndime. Aksidentet ndodhën në kushte të dukshmërisë së ulët, si mjegull apo shkëlqim nga dielli.
Agjencia për sigurinë rrugore po përpiqet të përcaktojë nëse sistemet e vetëdrejtimit të Tesla-s mund të reagojnë siç duhet në kushte të ulura dukshmërie. Ndërkohë, Tesla nuk ka komentuar mbi hetimin.
Hetimi vjen pak pas prezantimit të Cybercab-it nga Elon Musk, një koncept taksie autonome pa timon apo pedale, që pritet të dalë në treg në vitin 2027.
Qasja e Tesla-s për vetëdrejtim bazohet kryesisht në kamera dhe inteligjencë artificiale, duke shmangur sensorët e shtrenjtë si Lidar dhe radar, të përdorur nga konkurrenti Waymo. Megjithatë, aksionet e Tesla-s kanë rënë me 8% pas këtij prezantimi.
Një nga incidentet përfshinte një Tesla që goditi për vdekje një këmbësor, dhe një tjetër përfshinte plagosjen e dikujt, tha Agjencia për sigurinë rrugore.
Vlerësimi ka për qëllim të përcaktojë nëse sistemet vetëdrejtues të Tesla-s mund të zbulojnë dhe të reagojnë në mënyrë të përshtatshme ndaj kushteve të uljes së dukshmërisë. Ai gjithashtu do të shqyrtojë nëse kanë ndodhur aksidente të tjera vetëdrejtues në kushte të ngjashme.
Nga ekspertët ky shihet si hapi i parë drejt ndonjë tërheqjeje të mundshme që agjencia mund të kërkojë kundër kompanisë, e cila drejtohet nga miliarderi i teknologjisë, Elon Musk.