E kemi parë të derdh lot pas fitoreve, por i ka ndodhur edhe së fundmi e njëjta gjë xhudistes Majlinda Kelmendi.
Ajo për Klan Kosova ka thënë se është ndier shumë mirë kur doli e treta në Katar, dhe fitoi medaljen e bronztë, ndërsa pasi përfundoi përballja, ajo tha që nuk mundi të flas me askënd, sepse ishte fort e emocionuar.
Kelmendi pas 15 muajsh garoi dhe fitoi medalje në një garë të nivelit të lartë në sportin e xhudos, siç është ajo Masters.