Presidenti francez Emmanuel Macron ka dënuar sulmet ruse në Ukrainë, duke kërkuar që Rusia të ndalë menjëherë operacionet e saj ushtarake.
Macron ka shkruar në Twitter se Franca solidarizohet me Ukrainën dhe se punon me partnerët dhe aleatët e saj për t’i dhënë fund luftës.
“Franca dënon me forcë vendimin e Rusisë për të luftuar Ukrainën. Rusia duhet të përfundojë menjëherë operacionet e saj ushtarake”, ka thënë Macron.
Në orët e para të mëngjesit, trupat ruse u futën në Ukrainë, ndërsa shpërthime të shumta u dëgjuan në qytete të ndryshme të vendit, përfshi edhe Kievin.
Presidenti Volodymyr Zelensky konfirmoi raportimet për sulm me predha në vendin e tij. Ai tha se Rusia ka sulmuar rojet kufitare dhe disa infrastruktura të Ukrainës.