Marrëdhënia shoqërore e Jozit dhe Valbonës mbetet e dyshimtë akoma si për syrin e banorëve të tjerë të shtëpisë së “BBVA4” ashtu dhe në sytë e publikut.
Ndonëse kjo e fundit vijon të shprehet shpesh se Jozin e ka si vëlla, Gjesti ka akoma dyshime për shoqërinë e tyre.
Për rrjedhojë ditën e sotme përgjatë një bisede mes dyshes, artisti vërehet teksa pyet gazetaren se sa kohë ka kaluar me Jozin që e konsideron si shok të ngushtë.
Kjo e fundit me këmbëngulje vijon të shprehet se Jozi është shok dhe me vëllezërit e saj.
Sakaq kujtojmë se pas daljes së tij nga “BBVA4”, në një intervistë për Top Channel, Jozi u shpreh se Valbonën e ka takuar dy herë në jetën e tij. Një herë kur kanë pirë një kafe bashkë me një shok të përbashkët të tyrin, ndërsa herën tjetër pak para hyrjes së tyre në “Big Brother Vip Albania”.