LVV shtyn kuvendin zgjedhor për në tetor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar kërkesat e gjashtë partive politike për shtyrje të kuvendeve zgjedhore.

Valmira Selmani nga ZRPP tha se kanë pranuar 6 kërkesa nga subjektet politike për shtyrje të afateve të kuvendeve zgjedhore për shkak te situatës pandemike. Sipas saj disa parti kanë kërkuar dy-tre muaj shtyrje por disa kanë kërkuar më shumë kohë.

Lëvizja Vetëvendosje që kishte planifikuar kuvendin e saj zgjedhor për këtë muaj e ka shtyrë për muajin tetor, ndërsa Aleanca Kosova e Re e ka shtyrë për muajin e ardhshëm.

Florian Dushi nga LDK u shpreh se Këshilli Ligjor këto kërkesa i ka konsideruar legjitime dhe të bazuara.

Dushi u shpreh se secila kërkesa ka edhe një afat se kur parashohin këto parti politike qe të mbajnë kuvendet zgjedhore.

Në vitin 2022 janë̈ planifikuar të mbahen 14 kuvende zgjedhore të partive politike, Edhe në vitin 2021, KQZ ka miratuar kërkesat e partive politike për shtyrjen e mbajtjes se kuvendeve zgjedhore, për shkak të situatës pandemike.