Bashkëqeverisja në koalicion nuk po e pengon Lëvizjen VETËVENDOSJE në Klinë të kritikoj aty ku nuk po punohet siç duhet. Poashtu pasivitetin i opozitës siç duket më së miri po e shfrytëzon LV.
Zyrtarë të kësaj partie nuk kanë kursyer kritikat ndaj bashkëqeverisjes madje shpesh duke mos kursyer as drejtorët e tyre.
Asfaltimi me kualitet të dobët, bërllogu në rrugë, reduktimet e ujit si dhe shumë pa rregullsi të tjera nuk kanë kaluar pa u kritikuar nga zyrtarë të lartë të LV.
Kryetari dhe nënkryetari i kësaj partie kanë deklaruar për Klina.info se çdo përpjekje që e qon në dëm djersën e qytetarit të Klinës do të kundershtohet haptas edhe më tutje.
Siç duket koalicioni në Klinë po afron drejt fundit të tij, pas një bashkëqeverisje 2 vjeçare, të suksesshme.