Lëvizja VETËVENDOSJE – Qendra në Klinë ka reaguar në lidhje me vjedhjen e bustit të At Shtjefën Gjeçovit.
LVV iu ka bërë thirrje organeve të zbatimit të ligjit që sa më shpejt ti sjellin para drejtësisë kryesit e kësaj vepre.
Poashtu ka bërë apel nga organet kompetente të sigurisë të kenë gatishmëri më të madhe për të rritur sigurinë në objektet shkollore.
LVV është partia e parë që reagon dhe dënon vjedhjen e bustit të At Shtjefën Gjeçovit. Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga asnjë parti madje as nga Kryetari i Komunës.