Sot, siç ju kemi informuar është arritur marrëveshja që z.Gjokë Lleshaj i bashkohet Grupit Parlamentar të LV, në KK të Klinës.
Por, Lëvizja VETËVENDOSJE!, paralajmron ende prurje të reja. LV në postimin e fundit ka thënë që është në bisedime me disa asambleist të tjerë, që kanë përafrime rreth programeve e që shumë shpejt mund ti bashkangjiten kësaj partie.
Klina.info ka tentuar të marrë informacion nga zyrtarë të LV, por e vetmja përgjigje që kemi marë është që “…koha do të tregoj”.