Lumir Abdixhiku për herë të tretë në Klinë, shpreson në fitoren dhe rikthimin e LDK-së

Dje për vizitë në Degën e LDK-së në Klinë, përsëri, për të tretën herë me radhë, ishte kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dr. Lumir Abdixhiku. Ai u prit nga kryesia, anëtarë, kandidatë për asamble, Forumi Rinor dhe Forumi i Gruas. Të pranishëm ishin edhe figura të rëndësishme dhe kontributdhënëse të LDK-së ndër vite si, Prenk Gjetaj, Anton Kolaj, Ismet Krasniqi e Fadil Gashi.

Ky është postimi i degës së LDK-së në Klinë rreth kësaj vizite:

Kryetari Abdixhiku i përgëzoi të gjithë për angazhimin e deritanishëm, gjithnjë duke shpresuar në fitore, në rikthimin e LDK-së së madhe, asaj të dikurshmes, në rikthimin e dinjitetit të saj dhe qytetarëve të saj!

Poashtu, kandidati ynë për kryetar z. Besim Hoti theksoi para të pranishmëve se të gjithë na e konfirmuan sot edhe një herë që janë fuqishëm për ekipin e programin tonë. Bashkë me Kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, me ekipin tonë fantastik të asambleistëve, u garantuam qytetarëve tanë që Klina nën qeverisjen tonë do të jetë e të gjithëve e për të gjithë!

#LDK160
#besimipërklinën
#klinapërtëgjithë