LUM SI NE PËR DREJTORIN E DKRS-së NË KOMUNËN E KLINËS!

Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me 25 Komuna organizoi manifestim sportiv “Dita Olimpike” për fëmijët e lindur në vitin e Pavarësisë së Kosovës.
Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me të gjitha Komunat në Kosovë, edhe këtë vit organizoj Ditën Olimpike në 25 komuna më datë 27.05.2019 (vrapim 500-800m.) me fëmijët që janë të lindur në vitin 2008. Këtë ditë, ne të gjitha komunat vrapuan 15.000 fëmijë, përfshirë këtu edhe Komunën e Klinës.
Shumica e komunave të Kosovës e kanë mirëpritur këtë organizim, duke e shënuan këtë aktivitet sportiv. Komiteti Olimpik i Kosovës, paraprakisht ne zyret e KOK-ut u mbajtën dy takime me përfaqësuesit e drejtorive te sportit të komunave ku u fol rreth organizimit te Ditës Olimpike në terë Kosovën, por, çuditërisht në këto takime nuk ishin prezent përfaqësuesit e Komunës së Klinës.
Ne një bisedë qe është bërë me Skënder Merturin, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, ai ishte shprehur se: ,,Nuk është qe kemi shprehë far vullneti me marrë pjesë në këtë organizim“, më pas gjatë një bisede qe u zhvillua me një zyrtar tjetër të sportit, konkretisht me z. Rexhë Buqani, atij i është shpjeguar qëllimi dhe rëndësia e këtij aktiviteti, ai pa hezitim ju qas punës, edhe pse vonë, aktiviteti u mbajt me 27/05/2019, në sheshet e Klinës me një pjesëmarrje simbolike, me mbi 100 nxënës të lindur në vitin 2008 e që zgjoj kureshtje tek shumica e qytetarëve, prindërve dhe mësuesve të shkollave ne këtë komunë.

Ky organizim i përmasave shtetërore, tani më zgjoj kureshtje edhe te drejtor i drejtorisë Skënder Merturi, i cili më par nuk ishte fare i interesuar për këtë aktivitet, por tani vraponte në çdo cep vetëm sa për të bërë foto dhe për t’i marrë meritat e organizimit, gjë që nuk ishin e as nuk janë të tijat.
Ne këtë manifestim me një fjalë rasti para të pranishmëve u paraqiten Kryetari i Komunës z. Zenun Elezaj dhe Ramadan Selimi, anëtar i Bordit te Komitetit Olimpik të Kosovës, të cilët i përgëzuan fëmijët e vitit të Pavarësisë për pjesëmarrje, duke premtuar se vitet në vijim do ta shënojnë këtë ditë me kënaqësi dhe në mënyrën më të mirë të mundshme…/KLINA.INFO