Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Klinës, Lulzim Dragidella po vazhdon takimet me qytetarë e biznese të vogla.
Ai mbrëmë ka qenë tek fermeri Bujar Mehmetaj në fshatin Rudicë të Klinës.
“Me Bujarin diskutuam për problemet dhe vështirësitë që hasin fermerët, si dhe për zgjidhjet që së bashku mund t’i bëjmë në të ardhmen”, shkruan Dragidella në FB.