Kandidati për kryetar të Klinës nga VV, Lulzim Dragidella po vazhdon takimet me qytetarë.
Ai sot ishte në familjen e qytetarit Zenel Krasniqit në lagjen Arbëria në Klinë.
Dragidella thotë se ka dëgjuar problemet e hallet me të cilat ballafaqohen duke potencuar se bashkë do të jenë për të gjitha kërksat e tyre.
Ky është postimi i plotë:
E diela nuk është pushim për ne. Sot bashkë me anëtarë të Lëvizjes vizituam familjen e Zenel Krasniqit, në lagjen Abëria në Klinë, duke diskutuar gjendjen e tanishme në Komunën tonë si dhe për planin të cilin e ka Lëvizja VETËVENDOSJE! për Klinën.
Këtu përpos shumë problemeve të cilat i ka Klina u diskutuan edhe përmirësimet dhe ndryshimet rrënjësore që janë të domosdoshme për të pasur një Klinë me drejtues të drejtë dhe të paanshëm në trajtimin e qytetarëve dhe kërkesave të tyre.