Me rastin e rënies për liri, kandidati për kryetar të Klinës nga VV, Lulzim Dragidella përmes një postimi në FB ka kujtuar dëshmorin e kombit, Xhemajl Halil Agushi, i cili para 23 vjetësh ra për lirinë tonë, të cilën e gëzojmë sot e kësaj dite të gjithë.
“Xhemajli, shquhej në luftë për heroizëm, vendosmëri dhe guxim. Ëndrrën që e kishte, ai e realizoi, pasi ra për atdhe për t’u kujtuar më pas gjithmonë ndër breza.
Sot, nderimi për të përveç përmes kujtimit, duhet nderuar rruga në të cilën ishte ai. Pra, vetëm duke qenë në idealet e Xhemajlit me shokë, ne mund t’i nderojmë ata”, shkruan Dragidella.