Kandidati për kryetar të Klinës nga VV, Lulzim Dragidella po vazhdon takimet jo vetëm me qytetarë, por edhe institucione të ndryshme.
Ai sot bashkë me kandidatin për asamble, Zafer Gashin ka vizituar Organizatëm e Veteranëve të Luftës dhe më pas KFOR-in slloven.
“Sot, me bashkëpunëtorët e Lëvizjes ishim në Organizatën e Veteranëve të Luftës.
Aty potencova se dëshmorët e kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm, i cili duhet të vlerësohet, pavarësisht se kush vjen nesër në udhëheqësinë e Komunës së Klinës.
Vetëm duke e ndjekur rrugën e dëshmorëve, idealin e qëllimet e tyre, ne sigurohemi që jemi në rrugën e drejtë.
Vazhdojmë me Klinën e për Klinën”, ka shkruar Dragidella në FB.
Derisa për takimin me KFOR-in slloven në Klinë ka shkruar:
“Aty patën rastin të njoftohen me programin tonë që e kemi për Klinën, për hapat tonë të ardhshëm dhe qeverisjen e ardhshme komunale të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Klinë”.