Mikrobiologu Lul Raka ka folur pasi mbrëmë një person e kërcënoi se do ta digjte për së gjalli së bashku me familjen e tij, në rast se e propozon rikthimin e karantinës.
Raka ka thënë për Gazetën Sinjali se nuk do të ndalet duke punuar, pavarësisht kërcënimit. Ai ka shtuar se nuk e njeh kërcënuesin dhe nuk e di nëse Policia ka arritur ta identifikojë atë.
“Policia është duke u marrë me rastin. E kam lajmëru në Polici mbrëmë, pastaj e kam bërë publik. Nuk e di nëse Policia e ka identifiku. Unë nuk e njoh atë njeri. Ia kam fshi edhe emrin, që mos me e rreziku edhe atë. Ato janë punë të Policisë, unë atë timen e kam kry. Sot kam qenë i zënë tërë ditën dhe s’kam informata. Unë kam qenë duke punu.. S’e kam nijet me u ndalë”, ka thënë Raka për Gazetën Sinjali.
Në mesazhin e publikuar në Facebook, një person i drejtohet Rakës me fjalët: “O magjup, me bo me na shti në karantinë prapë, kam me të kallë për së gjalli me krejt familjen”.
Policia ka konfirmuar se tashmë ka nisur hetimet lidhur me këtë rast