14 gola në 21 ndeshje është bilanci fenomenal i sulmuesit të ri të Interit, Romelu Lukaku, i cili po shkëlqen me zikaltërit.
Në një intervistë dhënë mediave, ka folur rreth asaj sesi ka filluar kontaktin me trajnerin aktual, i cili ishte më meritori për zbarkimin e tij në Apenine, shkruan klina info
Përfaqësuesi belg ka deklaruar se dueli miqësor mes Italisë e Belgjikës ka qenë pjesë e fillimit të kësaj ëndrre, të cilin po e shijon:
“Ishte ëndrra ime që të punoj nën urdhërat e tij. U takuam për herë të parë në miqësoren mes Belgjikës dhe asaj italiane, që drejtohej pikërisht nga ai. Interesant është fakti se më pëlqente mënyra sesi luante me dy sulmues, Eder dhe Graziano Pelle. Pas ndeshjes, ai mu afrua dhe më tregoi se do të shkonte në Chelsea, por unë i thash se nuk do të mundja të bëjë diçka për të kaluar në ‘Stamford Bridge, andaj nëse do të shkonte diku tjetër, do ta ndiqja”, përfundoi ish-anëtari i Manchester United.
Deri më tani, ai ka dalur të jetë transfer i jashtëzakonshëm, pasi ka shkëkqyer me neroazzurët deri më tani, ku momentalisht pozicionohen në vendin e dytë dhe janë në garë për titull.