Romelu Lukaku “flirton” me Superligën arabe të futbollit teksa lojtari i Romës shprehet me siguri se kampionati në Arabinë Saudite do të shndërrohet shpejt në një nga tra ligat kryesore në botë.
Belgu theksoi se lojtarët që transferohen në Arabi nga Europa do të japin kontributin për të rritur kualitetin duke tërhequr kështu të tjerë yje me emër nga “Kontinenti i Vjetër”.
“Klubet këtu në Arabinë Saudite po bëjnë një sforco të madhe për të transferuar lojtarë me emër nga Europa. Në dy vitet e ardhshme mendoj se liga rabe do të kthehet në një nga tre ligat kryesore të Europës, nëse jo më e mira”, u shpreh Lukaku.
Kujtojmë se në verën e kaluar, emri i Lukakut ishte një opsion real për një transferim në Arabi, megjithatë në fund sulmuesi zgjodhi Romën. Por, verën e ardhshme mund të ketë të reja teksa arabët janë të gatshëm t’i garantojnë Lukakut një pagë prej 30 milionë euro në sezon.