Luka Modric do të largohet në fund të sezonit nga Real Madridi pasi i skadon kontrata.
Mesfushori kroat, karrierën mund ta vazhdoj te klubi i fëmijërisë, Dinamo Zagreb,
Sipas medias ballkanike, ”Sata 24”, presidenti i Dinamos, Mirko Barisic ka telefonuar Modricin dhe i ka ofruar rikthimin e tij.
AI thas se dyert e klubit do të mbeten të hapura për rikthimin e Fituesit të Topit të Artë.
Luka, pavarësisht se nuk e pranoi ofertën menjëherë, as nuk iu rezistoi interesimit. Në fakt, ai e la derën hapur edhe për këtë, duke u treguar i kënaqur me mundësinë, e cila i bashkohet opsioneve të Arabisë Saudite apo Major League Soccer (MLS) si destinacionet më të mundshme pas largimit nga Real Madridi.
Në ndërkohë, Carlo Ancelotti dëshiron ta ketë Modricin afër vetës dhe i ka ofruar atij që të fillojë punën në stafin e tij për 24/25 nëse vendos të tërhiqet nga futbolli.
Mesfushori kroat e vlerëson propozimin e italianit, por ai dëshiron të luaj ende futboll./