Luftë për 3 tituj/ Joshua sonte ka punë me boksierin që nuk ka asnjë humbje në karrierë!

Sonte në “Tottenham Stadium”, do të jetë një ndeshje e madhe e boksit.

Anthony Joshua do të ndeshet me Oleksandr Usyk,

Fituesi i duelit do të marr në shtëpi tre tituj të botës “WBA SUPERWORLD HEAVYWEIGHT CHAMPIONSHIP”, “IBF WORLD HEAVYWEIGHT CHAMPIONSHIP” dhe “WBO WORLD HEAVYWEIGHT CHAMPIONSHIP”.

Joshua në karrierën e tij ka 24 fitore, 22 me nokaut dhe 1 humbje. Në anën tjetër, Usyk ka 18 fitore 13 nga to me nokaut dhe asnjë humbje.

Ndeshja fillon në ora 23:15