“Luftë” në Izrael pas sulmit të Hamasit, qindra të vdekur

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se Izraeli është “në luftë”, pas sulmit masiv që militantët e Hamasit nisën më 7 tetor. Shërbimi kombëtar i shpëtimit në Izrael tha se të paktën 200 izraelitë janë vrarë dhe mbi 1.000 të tjerë janë plagosur si pasojë e dhunës.

Numri i izraelitëve të vrarë nga sulmet e Hamasit është rritur përsëri, me mediat locale izraelite që tani raportojnë se më shumë se 250 kanë vdekur. Më herët, mediat atje raportonin se 200 persona kishin vdekur.

Kurse numri i personave të plagosur është rritur gjithashtu nga 1,100 në 1,452, ka thënë ministria izraelite e Shëndetësisë.

Grupi militant Hamas tha se ka lëshuar mijëra raketa në Izrael mëngjesin e 7 tetorit, duke nxitur autoritetet që të lëshojnë alarme për sulme ajrore në mbarë vendin, përfshirë në Jerusalem dhe Tel Aviv. Izraeli u kundërpërgjigj duke kryer sulme ajrore ndaj caqeve në Rripin e Gazës.

Luftëtarët e Hamasit po ashtu kanë kaluar kufirin e fortifikuar dhe kanë hyrë në Izrael, duke u përleshur me forcat e mbrojtjes së Izraelit në jug të shtetit.

Hamasi lëshoi një deklaratë, duke thënë se mbi 5.000 raketa janë lëshuar në atë që e ka quajtur “Operacioni Përmbytja Al-Aksa”.

“Ne kemi vendosur t’i japim fund të gjitha krimeve të pushtimit”, u tha në deklaratë. “Koha e tyre për të kryer krime pa u mbajtur përgjegjës ka mbaruar”.

Lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh, tha se sulmi që ka nisur në Gaza do të përhapet në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalem.

“Ky ishte mëngjesi i mposhtjes dhe poshtërimit të armikut tonë, ushtarëve dhe kolonëve të tij”, tha ai. “Ajo çfarë ndodhi sot shfaq dobësinë e armikut”.

Dhjetëra avionë luftarakë izraelitë kanë kryer operacione mbi Gaza, përderisa zyrtarët izraelitë deklaruan se kanë shënjestruar caqe ushtarake dhe qendrat e komandës së Hamasit.

Sulmi vjen në kohën kur në Izrael po shënohet një festivali fetar bebrej.

Gjatë një adresimi televiziv, ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant, tha se Hamasi ka bërë “një gabim të madh” dhe u zotua se “shteti i Izraelit do ta fitojë këtë luftë”.

Netanyahu ka urdhëruar “mobilizimin e gjerë të rezervistëve”.

“Armiku do të paguajë me një çmim të paprecedent”, tha ai.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, admirali Daniel Hagari, tha se luftime po zhvillohen në 22 lokacione në jug të Izraelit.

Më herët, ushtria izraelite dhe Hamasi konfirmuan se disa izraelitë janë kapur dhe janë marrë pengje. Në mesin e pengjeve, sipas autoriteteve izraelite, ka ushtarë dhe civilë izraelitë.

Ndërkaq, për shkak të shpërthimit të dhunës miliona izraelitë janë detyrohen të strehohen pas lëshimit të alarmeve në qytetet në mbarë shtetin.

Një këshilltar i liderit suprem të Iranit tha se shteti i tij mbështet “operacionin krenar”, raportoi agjencia e lajmeve ISNA. Gjatë një sesioni plenar më 7 tetor, ligjvënësit iranianë mbrohoritën “Poshtë Izraeli” dhe “Poshtë Amerika”.

Në Liban, grupi militant Hezbollah lavdëroi Hamasin dhe tha se sulmi ndaj Izraelit ka “mbështetje hyjnore”.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Rusia u kanë bërë thirrje të dyja palët të tregojnë përmbajtje. Zëvendësministri i Jashtëm rus, Mikhail Bogdanov, bëri thirrje për “një armëpushim të menjëhershëm dhe paqe”.

Të dielën, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një takim urgjent lidhur me dhunën në Lindjen e Mesme.

Këshilli do të diskutojë “për situatën në Lindjen e Mesme, përfshirë edhe për çështjen palestineze”, u tha në deklaratë.

Izraeli ka mbajtur një bllokadë strikte në Gaza që kur Hamasi mori territorin në vitin 2007. Kufizimi i lëvizjes së mallrave dhe njerëzve ka shkatërruar ekonominë në Gaza, por Izraeli ka thënë se bllokada është e nevojshme për të parandaluar që armët të arrijnë te grupet militante.

Hamasi ka marrë kontrollin e Gazës më 2005, kur ushtarët dhe kolonët izraelitë u tërhoqën nga ky territor. Në 15 vjetët e fundit, Izraeli dhe Gaza kanë zhvilluar katër luftëra.